Procedura e trajtimit të ankesave
Çka konsiderohet ankesë
Ankesë është çdo shprehje pakënaqësie ndaj Kompanisë lidhur me një veprim, vendim, produkt apo shërbim të ofruar. Ankesë mund të paraqesë klienti i mëparshëm, aktual ose potencial. Kërkesat për informacion, sqarim apo mendim, që nuk përmbajnë pakënaqësi ose pretendim për mangësi në shërbim, nuk trajtohen si ankesa, por për to merrni sqarime të qarta dhe të plota nga stafi i Kompanisë.
1. Parashtrimi
Ankesën mund ta paraqitni me shkrim ose verbalisht, pa formë të caktuar, në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës: online përmes këtij formulari, përmes linjës telefonike zyrtare, me postë, me email, përmes rrjeteve sociale të Kompanisë ose personalisht në degë apo në Zyrën Qendrore. Kur ankesa paraqitet në degë ose zyrë, ju dorëzohet formulari i pranimit, i nënshkruar dhe i vulosur nga stafi që e ka pranuar.
2. Konfirmimi i pranimit
Pranimi i çdo ankese, pavarësisht kanalit, ju konfirmohet me shkrim, përmes emailit, SMS-it ose letrës, sipas kanalit tuaj të preferuar. Konfirmimi përmban numrin unik identifikues të ankesës, të dhënat tuaja, datën e pranimit, emrin dhe kontaktet e zyrtarit për trajtimin e ankesës, hapat e ardhshëm dhe afatin brenda të cilit pritet zgjidhja.
3. Shqyrtimi
Ankesa shqyrtohet në mënyrë të drejtë, transparente, objektive dhe të paanshme nga Zyrtari/ja për Trajtimin e Ankesave, i cili vepron në mënyrë të pavarur nga njësitë e biznesit. Nëse nevojiten dokumente apo informacione shtesë, do t’ju kërkohen vetëm ato që janë relevante, me udhëzim për mënyrën dhe afatin e dorëzimit; periudha e pritjes së tyre nuk llogaritet në afat.
4. Afati i përgjigjes
Ankesa do të shqyrtohet dhe përgjigjja do t’ju komunikohet me shkrim jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë kalendarike nga data e pranimit. Në rastet më komplekse, kur kërkohet kohë shtesë për shqyrtim, afati mund të zgjatet deri në tridhjetë (30) ditë kalendarike; do të njoftoheni me kohë për arsyen e shtyrjes dhe afatin e pritshëm të përgjigjes.
Afati fillon të rrjedhë nga dita e ardhshme pas datës së pranimit. Nëse ankesa pranohet në ditë jo pune (të shtunë, të diel ose festë zyrtare), afati llogaritet nga dita e parë e ardhshme e punës.
5. Gjuha
Ankesat mund të paraqiten në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës. Përgjigjja jepet në të njëjtën gjuhë në të cilën është pranuar ankesa, përveç nëse kërkoni ndryshe dhe Kompania mund ta mundësojë.
6. Përgjigjja përfundimtare
Përgjigjja ju jepet me shkrim, në formë elektronike ose në një formë tjetër të pranueshme për ju, me gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Ajo përmban përmbledhjen e ankesës, përfundimin e shqyrtimit (pranim, pranim i pjesshëm ose refuzim), arsyet kryesore të vendimit, këshillën juridike dhe kontaktet e Kompanisë. Nëse preferoni njoftim me telefon, pas bisedës ju dërgohet edhe një njoftim përmbyllës me SMS ose email.
7. Nëse nuk pajtoheni
Nëse ankesa nuk zgjidhet brenda afateve ose nuk pajtoheni me zgjidhjen e ofruar, keni të drejtë ta paraqisni ankesën në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.
- Mund ta dërgoni ankesën në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK): https://ankesat.bqk-kos.org
- Mund ta dërgoni ankesën te një autoritet tjetër publik ose te një mekanizëm alternativ për zgjidhjen e kontesteve, përfshirë ndërmjetësimin, nëse është e aplikueshme.
- Mund të paraqisni padi në gjykatë.
- Mund të inicioni procedurën e arbitrazhit, nëse kjo parashihet me marrëveshjen kontraktuale.
Mbrojtja e të dhënave
Të dhënat tuaja përpunohen vetëm për trajtimin e ankesës, në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale. Ruhen të enkriptuara, janë të qasshme vetëm për personat e autorizuar dhe ruhen pesë (5) vite nga data e mbylljes së ankesës.
Zyrtari/ja përgjegjës/e për trajtimin e ankesave
- Telefoni
- +383 48 750 005 (numër me pagesë)
- info@dukagjiniks.com · vlora.rexhepi@dukagjiniks.com
- Adresa postare
- Kompania e Sigurimeve Dukagjini, Xhevdet Doda, Hy. A1, Kati 1, Obj. Dukagjini Residence
- Rrjetet sociale
- Faqet zyrtare të Kompanisë në rrjetet sociale
- Personalisht
- Në degët ose në Zyrën Qendrore të Kompanisë
